Ashley Cole në SHBA

Pas një edicioni të dështuar nën fanellën e Romës, Ashley Cole do të largohet nga Serie A duke mos arritur që të lë gjurmë në kampionatin italian.

Lajmin e konfirmon “SkySports.com”, që konfirmon se ish-anëtari i Chelseat do ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, Cole kishte ardhur te Roma në afatin kalimtar verës së kaluar, mirëpo nuk arriti që të ambientohet kurrsesi në skuadrën verdhekuqe. /Gazeta Olle