Asgjë nuk ka përfunduar, mesazhi i qartë i Llapit për Shkupin para duelit të kthimit

Llapi ka pësuar humbje në ndeshjen debutuese në garat evropiane të UEFA Conference League.

Skuadra e Tahir Batatinës është mposhtur nga skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi me rezultat të pastër 2-0.

Llapjanët zhvilluan një lojë të mirë, por që në fund nuk arritën të shënonin gol dhe tani kanë një mision të vështirë para vetës.

Ndeshja kthyese zhvillohet të enjten e ardhshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, derisa te Llapi janë të bindur në përmbysje.

Faqja zyrtare e klubit në rrjetin social ‘Facebook’ ka postuar një fotografi të skuadrës ku ka shkruar se asgjë nuk ka përfunduar dhe me pak fat mund të kalojnë tutje.

“Asgjë nuk ka përfunduar. Më 15 korrik në “Fadil Vokrri” me pak fat mund të kalojmë tutje”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit llapjan. /Gazeta Olle/

Ky është testi që rekomandohet ta bëjnë futbollistët para rikthimit të Superligës

ZYRTARE: Arbëria blindon mbrojtjen me dy futbollistë të dëshmuar