As Prizreni nuk e ndal hovin e Vëllaznimit

Vëllaznimi e mposhti Proton Cable Prizrenin në kuadër të xhiros së 10-të të elitës së basketbollit kosovar me rezultatin 97:93.

Ndeshja kishte fund dramatik, por gjakovarët megjithatë mbajtën avantazhin për të vazhduar ecurinë e fitoreve. Katër minuta para fundit, rezultati ishte 93:82 për Vëllaznimin. Më pas lojtarët e Prizrenit nisën seri të pikëve dhe u afruan në 93:91, ndërsa kishinb mbetur 42 sekonda deri në fund. 21 sekonda para fundit, Sammuel Sessoms shënoi dy gjuajtje të lira për 95:91. Deri në fund të dy skuadrat shënuan edhe nga dy pikë dhe ndeshja përfundoi 97:93 për Vëllaznimin.

Sessoms luajti ndeshje tjetër shumë të mirë. I kishte 33 pikë, dhjetë asistime e gjashtë kërcime. Jordan Dallash i kishte 14 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Burim Zekiqi kontribuoi me 11 pikë e tri kërcime. Jalen Ray shtoi 16 pikë për Vëllaznimin, ndërsa Shëndrit Llapi realizoi 11 pikë e pesë kërcime.
Te Prizreni, Ty Cokfield i kishte 32 pikë e gjashtë asistime, por që nuk mjaftuan. Urim Zenelaj e përfundoi ndeshjen me 15 pikë e 15 kërcime, derisa Musab Mala i kishte 15 pikë.
Vëllaznimi kishte humbur katër ndeshjet e para, ndërsa tani ka rreshtuar gjashtë fitore, dhe xhiron e ardhshme e pret Trepçën në “Shani Nushi”. Prizreni mbetet i fundit në tabelë, me dy fitore e shtatë humbje.

Batatina: Llapi ka treguar si luftohet për fanellë, për klub dhe tifozë

Dinamo mobilizohet për pastrimin e fushës së futbollit, ka një mesazh për të gjitha klubet