AS: Pesë arsyjet pse Ronaldo do të largohet

Kohëve të fundit, Cristiano Ronaldo është shprehur i mërzitur me skuadrën e Real Madridit, dhe raportohet se ai mund të largohet nga Santiago Bernabeu, ndërsa mediat spanjolle kanë treguar arsyet pse ai është mërzitur me skuadrën e Los Blancos.

E përditshmja dhe e njohura spanjolle, AS, ka shpalosur disa nga arsyet pse është i mërzitur Cristiano Ronaldon me skuadrën e Real Madridit.

  1. Ronaldo nuk dëshiron që Dr. Olmo të vazhdojë me skuadrën e Realit.
  2. Ronaldo nuk ndjehet i mbrojtur për festën që ka bërë për ditëlindjen e tij.
  3. Ronaldo është kundër trajtimit që po i bëhet Casillasit dhe Ramosit.
  4. Ronaldo është i mërzitur sepse i është dashur të kuptojë nga mediat që drejtuesit dhe trajneri i Realit e dëshirojnë atë si numrin ‘9’.
  5. Beson se Benitez është dashur që ta vizitonte atë siç e ka vizituar Balen.