“AS”: Casillas te Roma

Në Spanjë janë të sigurt: Roma është duke negociuar me Iker Casillas dhe është shumë pranë angazhimit të portierit spanjoll.

Sipas asaj që shkruan gazeta madriliene “AS”, Casillas është objektivi kryesor i Romës dhe drejtori sportiv i kryeqytetasve, Walter Sabatini, ka nisur t’i lëvizë gjërat.

Bisedimet thuhet se po shkojnë mirë, ndërsa problemi i vetëm është paga e Casillas, i cili kërkon diçka mbi standardet e zakonshme të futbollit italian. /Olle