‘Arushat’ i reagojnë Munishit: Merr shembull nga Feronikeli

Tifozët e Hajvalisë, Arushat, kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ish-trajnerit të tyre, Ismet Munishi, i cili tha se nuk do të drejtojë asnjë klub tjetër që nuk ka tifozeri.

“Mos sukseset e tij në skuadrën tonë nuk mund t’i arsyetoj me tifozë, por të marrim shembull Feronikelin, edhe ata përballen me probleme të njëjta sikurse tonat, por janë lider që nga sezoni i parë me plotë meritë dhe ata nuk kanë tifozë pasi që sikur ne sikur ata as një ndeshje nuk e zhvillojmë si vendas, madje ai kërkon nga kryesia që në asnjë moment mos të na sjellin njerëz në klub që na prishin imazhin e klubit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Uran Vitisë, udhëheqës i Arushave.

“I premtojmë Ismet Munishit që kur të përfundojnë punimet në stadiumin e Hajvalisë, e gjithë Kosova do të habitet se çfarë tifozë do të ketë Hajvalia, dhe çdo ndeshje do të jetë më e nxehtë se sa në Vushtrri”, shtoi ai në reagimin e dërguar në Gazetën Olle.