Arteta: Xhaka lë edhe pikën e fundit të gjakut në fushë

Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka, shënoi golin e dytë në fitoren 4-0 kundër Norwich.

27-vjeçari është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Mikel Artetës, madje ky i fundit, i ka thurur elozhe mesfushorit.

“Xhaka është një lojtar që ka një përkushtim të jashtëzakonshëm. Ai lë edhe pikën e fundit të gjakut në fushë dhe në stërvitje”.

Është një shembull fantastik për shokët e skuadrës”.

“Mënyra si ai kujdeset për veten, është për t’u admiruar. Xhaka jeton me futbollin”, ka thënë Arteta.