Artan Latifi: Derbi më mungon shumë, sa e shoh edhe në ëndërr

Kapiteni legjendar i Dritës, Artan Latifi në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE flet për ndeshjen derbi Drita – Gjilani, e cila do të luhet nesër nga ora 13:00 në Gjilan.

“Siç e tregon dhe tabela, dy klubet në këtë ndeshje do të futen për ta fituar takimin, sepse një humbje në këtë derbi do të thoshte shumë për dy skuadrat që po luftojnë për titullin kampion” shtoi Latifi.

Si një nga lojtarët me më së shumti ndeshje të luajtura në derbin e Anamoravës, Latifi tregon se sa është duke i munguar derbi i qytetit pas pensionimit.

“Të jem i sinqertë, edhe në ëndërr e shoh derbin, emocionet që përjetova me Intelektualët dhe gjithçka tjetër, Intelektualët janë ata që i japin ngjyrë tjetër derbit, bashkë me Skifterat krijojnë një atmosferë që është privilegj për çdo futbollist të jetë pjesë e derbit ” Vazhdoi Latifi.

” Në fund dua që klubi im të jetë fitues nga ky derbi, por në derbi asnjëher nuk ka pasur favorit, dhe nuk do të ketë kurrë ” Përfundoi ish-kapiteni i Dritës.

/Gazeta OLLE/

 

 

Dukagjini na përshëndet me eurogolin e Arbër Shalës ndaj Ulpianës: Zonja dhe zotërinj, shijone këtë magji

Ylli i pandalshëm në Ligën Unike