Arsyetimi i Shaqirit për humbjen

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqirit, ka folur pas humbjes që skuadra e tij e pësoi nga Wolfsburgu në Gjermani.

Xherdani deklaroi se skuadra e tij luajti mirë, por gabimet që bënë i kushtuan me disfatë.

“Në fillim ne luajtëm shumë mirë dhe shënuam të parët. Ne kemi lojtarë të mrekullueshëm, duhet të shikojmë përpara për ndeshjen e radhës. Ne duhet të mësojmë nga gabimet sonte”, u shpreh Shaqiri, përcjell inter.it.

“Pa gabime mund t’ia dalim mirë, por vetëm pa gabime”, shtoi tutje Xherdani.