Arsim Thaqi po negocion me Trepçën ’89

Trepça ’89 tash e disa ditë ka mbetur pa trajner. Klubi nga Mitrovica nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me trajnerin e mirënjohur Afrim Tovërlani, për shkak të kushteve financiare. Derisa Tovërlani e drejtoi ’89-shin në gjysmëstinorin e kaluar, tashmë drejtimin e këtij ekipi mund ta marrë Arsim Thaqi, i cili deri më tash ka punuar te skuadra prishtinase, 2 Korriku. Palët tashmë kanë nisur negociatat.

Lajmi konfirmohet nga burime shumë të sigurta të Gazetaolle.com, pranë klubit buzë lumit ‘Ibër’.

Thaqi njihet si trajner shumë punëtor dhe i cili ka zbuluar shumë telentë për futbollin e Kosovës dhe më gjerë.