Arsim Thaqi pasi barazoi me Prishtinën: Është e dhimbshme pasi në pjesën e dytë kishim shumë raste

Ka përfunduar xhiro e parë e Superligës së Kosovës.

Malisheva ka bërë debutimin në Superligën e Kosovës, duke marrë një pikë ndaj kampionit në fuqi, Prishtinës – pasi ndeshja përfundoi 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Golat në këtë takim i realizuan Hasan Hyseni në minutën e 13-të për vendasit, e barazimi erdhi në fund të takimit me anë të Leotrim Bekteshit.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi tha se është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, teksa shtoi se ju duhet pak kohë për përvojë.

“Duhet të krijojmë një përvojë, por për këtë ndeshjen e parë mund të them se ekipi është i konsoliduar, ekipi ka një karakter dhe luftoi deri në minutin e fundit. Normal ekipet si Prishtina me cilësitë që i ka e shfrytëzoi një moment për t’a arrit qëllimin, por unë jam i kënaqur duke e ditur se është loja e parë dhe ekipi është formuar tani, pasi ekipi vitin e kaluar ka luajtur në Ligën e Parë dhe shumë lojtarë janë larguar”.

“Është e dhimbshme pasi në pjesën e dytë kishim shumë raste, nuk duhej të gabonim dhe ato na kishin dhënë mundësinë që ne të fitojmë pikët e plota”, përfundoi Thaqi.

/Gazeta Olle/

Zekirija Ramadani pas barazimit ndaj Malishevës: Morëm më tepër se që merituam, jam i bindur që nuk e merituam

Bekim Isufi: Na mungoi fati, por edhe Dukagjini pati një ekip shumë cilësor