Arsim Thaqi komenton fitoren, lavdëron Rashkajn

Prishtina shijoi fitoren e parë këtë sezon duke mposhtur 2:0 Flamurtarin në udhëtim.

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, tha se përforcimeve iu duhet kohë.

“Pas ndeshjes me Dritën, ishte një lloj presioni i vogël, sepse ndoshta publiku ka pritur më shumë nga ardhjet e që posedojnë cilësi, por iu duhet kohë për t’u përshtatur me nivelin e futbollit të Kosovës e ku sot në pjesën e dytë veç e pamë Rashkajn se si e stabilizoi lojën dhe e kishte gjithçka në kontroll, dhe jo vetëm, por në bazë të kësaj cilësie ne arritëm fitoren. Ishte ndeshje pak më e lehtë se që e kemi menduar, e kontrolluam ndeshjen, kemi mundur të shënojmë ende, por sidoqoftë jam i gëzuar që Prishtina tregoi se ka lojtarë cilësor dhe e menaxhon lojën ashtu siç duhet”, deklaroi Thaqi, raporton Gazeta Olle.