Arsim Thaqi flet si trajner i Trepçës ’89

Trajneri nga Prishtina, Arsim Thaqi, ditë më parë është zyrtarizuar si trajner i Trepçës ’89 për edicionin e ardhshëm. Ish-trajneri i 2 Korrikut do ta zëvendësojë në Mitrovicë, trajnerin e mirënjohur Afrim Tovërlani. “Kam arritur marrëveshje një-vjeçare me Trepçën ’89. Ky ekip gjithmonë synon trofe”, ka thënë Thaqi në një prononcim për ‘Kohën Ditore’.

’89-shi në këtë edicion ka bërë ndryshime edhe në skuadër pasi që janë larguar shumë futbollistë, këtë ekip e kanë përforcuar edhe Bujar Idrizi, Fiton Hajdari, Pleurat Hajdini, Bledar Hajdini, Mërgim Pefqeli dhe Leotrim Troshupa dhe Florent Hasani.