Arsim Thaqi e nis me fitore te Drita, gjilanasit mposhtin lehtësisht KEK-un

Arsim Thaqi e ka nisur me fitore aventurën te Drita.

Skuadra gjilanase ka zhvilluar ndeshje miqësore me KEK-un dhe ka triumfuar me rezultat të pastër 3-0.

Sulmuesi vushtrrias Ardit Tahiri ka realizuar dy gola në këtë sfidë, derisa një tjetër u shënua nga Almir Ajzeraj.

Kjo ishte ndeshja e parë miqësore për Dritën dhe trajnerin Arsim Thaqi në krye të kësaj skuadre.

Kujtojmë që gjilanasit pas disa ditësh do të udhëtojnë drejt Antalyas për të vazhduar fazën përgatitore për edicionin pranveror. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Yann Sommer transferohet te Bayern Munich

Dukagjini pëson humbje nga skuadra polake