Arsim Thaqi bën goditjen e parë, transferon futbollistin nga Superliga

Arsim Thaqi ka bërë goditjen e parë si trajner i Malishevës.

Mesfushori që u largua ditëve të fundit nga Drenica, Arbios Thaçi është bashkuar me skuadrën që po kërkon inkuadrimin në Superligë, përcjellë Gazeta Olle.

Sipas mediumit lokal, Skenderajonline kjo lëvizje veç se është realizuar dhe ka mbetur të bëhet vetëm prezantimi i futbollistit në ambientet e klubit.

Malisheva këto ditë do të zbarkojë në Turqi për të kryer përgatitjet e fundit./GazetaOlle/