Arsim Kabashi konfirmon “bombën” e Ballkanit në janar!

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, pothuajse ka konfirmuar transferimin e madh të Ballkanit në afatin kalimtar.

Ai do të jetë mbrojtësi Arbër Prekazi, përcjellë Gazeta Olle.

Kabashi ka postuar një foto me Prekazin në Facebook dhe me dy lojtarët tjerë të Ballkanit, Visar Berishën dhe Blendi Baftiun.

Kësisoj, “Cima” paralajmëroi se Prekazi do t’i bashkohet edhe zyrtarisht Ballkanit gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe, Prekazi ishte bërë kampion me Munishin te Vushtrria. Mbetet të shihet nëse do t’ia dalin edhe në Suharekë. /Gazeta Olle/