Arsim Gojani: U largova nga Vëllaznimi për këto dy arsye

Vëllaznimi i kërkoi të qëndrojë, por Arsim Gojani vendosi të largohet për dy arsye.

Kështu deklaron tekniku gjakovar në një prononcim për Gazetën Olle, pas largimit nga Vëllaznimi.

Gojani thotë që la ekipin kuqezi për shkak të prioriteteve private dhe për shkak të mos-organizmit të klubit për Superligë.

Ai po ashtu theksoi që Vëllaznimi ka probleme financiare, gjë që sipas tij do të ndikojnë në edicionin e ri.

Gojani (1)

“Dëshira e kryetarit ka qenë që unë të vazhdojë. Mirëpo janë dy arsye që unë e kam ndërprerë bashkëpunimin me klubin. E para për shkak të prioriteteve të mija private edhe e dyta për shkak problemeve financiare që na kanë percjellë gjatë gjithë sezonit si dhe pasigurisë financiare dhe organizative sa i përket sezonit të ri për edicionin e Superligës”, deklaroi Gojani për “GazetaOlle.com”.

“Deri në këto momente klubi nuk ka bërë asnjë punë në aspektin organizativ për Superligë, gjë që mendoj se ka me qenë një faktor kyç dhe do të ketë pasoja të mëdha në sezonin që po e pret klubin e zemrës, Vëllaznimin”, shtoi ai.

Gojani e drejtoi Vëllaznimin drejt Superligës, duke e mbyllur kampionatin e Ligës së Parë me pikë të barabarta me liderët e Flamurtarit.

vellaznimi