Arsene Wenger vjen me një kërkesë të veçantë për Championsin

Trajneri i Arsenalit vjen me një kërkesë të veçantë për UEFA-n. Eliminimi i tyre nga Monaco në Ligën e Kampionëve, për shkak të golit si mysafir, ka bërë që Wenger të kërkojë ndryshimin e rregullores.

Ai thotë se goli si mysafir duhet të hiqet. “Ishin dy skuadra që shënuan gola si mysafir, dhe kjo duhet të bëhet çështje. Është një rregull që duhet të hiqet, për shkak të futbollit modern. Në fazën direkte për eliminim, ju duhet të jeni me fat”, tha Wenger në konferencën e sotme për shtyp.

“Asnjë skuadër përveç Barcelonës nuk u tregua më superiore. Të gjitha të tjerat kanë mundur të shkojnë në vazhdime. Ky rregull është krijuar në vitet 60-ta, që nga atëherë futbolli ka ndryshuar”.