Arsenalit i takon derbi (VIDEO)

Arsenali e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Emirates’, të vlefshme për xhiron e 17 në Premier Ligë.

Theo Walcott i kaloi ‘gunners’ në epërsi me një gol në minutën e 33. Epërsinë e Arsenalit e dyfishoi Giroud në fund të pjesës së parë.

E tëra çfarë ia doli të bënte City në këtë përballje ishte ta ngushtonte rezultatin me anë të Yaya Toures në minutën e 82.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali ka arritur në kuotën e 36 pikëve, vetëm dy më pak se lideri Leicester, ndërsa Manchester City mbetet në vendin e tretë me 32 pikë.