Arsenali vazhdon sigurt (VIDEO)

Skuadra e Arsenalit, ka vazhduar me formën e mirë. ‘Topçinjtë’ kanë shënuar fitoren e radhës duke mposhtur si mysafire Burnleyin me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm për londinezët e shënoi mesfushori Aaron Ramsey në minutën e 61-të për t’i dhënë skuadrës së tij tri pikë të reja.

Pas kësaj fitoreje Arsenali pozicionohet në vendin e dytë me 66 pikë të tubuara katër më pak se lideri Chelsea, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.