Arsenali uron Monacon

Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker ka pranuar se skuadra e Monacos e ka merituar kualifikimin për në fazën tjetër, falë fitores që ka shënuar në Angli me rezultat 3-1.

Mertesacker ka qenë real duke pranuar që Monaco e ka merituar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Unë mendoj se skuadra më e mirë u kualifikua. Ata e merituan këtë kualifikim falë performancës që kanë bërë në ndeshjen e parë”.

“Ne kemi tentuar gjithçka sonte por nuk ishte e mjaftueshme. Sidoqoftë, e mira e Ligës së Kampionëve është se nëse keni një ndeshje të keqe atëherë jeni të eliminuar”, përfundoi Mertesacker.