Arsenali transferon portier të ri, afër edhe me mesfushorin e Real Madrid

Arsenal është aktivizuar në merkato.

Londinezët kanë arritur marrëveshje me Brighton & Hove Albion për të nënshkruar me portierin e tyre, Mathew Ryan ndërsa janë shumë afër edhe me Martin Odegaard të Real Madrid, transmeton Gazeta Olle.

Një arsye tjetër që shtyn të besohet se marrëveshja me Odegaard mund të arrihet është edhe fakti që madrilenët e kanë futur atë në listën e lojtarëve që dëshirojnë të largojnë.

Norvegjezi mund të afrohet tek Arsenali në formë huazimi, por me të drejtë blerje./GazetaOlle/