Arsenali synon transferimin e mesfushorit madrilen

Arsenal dështoi në transferimin e Mudryk, të cilën ia “morën nga duart” rivalët e Chelsea. Megjithatë, “topçinjtë” gjetën një tjetër lojtar me tipare të ngjashme ofensive si Leandro Trossard.

Sulmuesi mbërriti nga Brighton dhe shtohet si një opsion për trajnerin Mikel Arteta që nga ana tjetër, po shtyn drejtuesit të transferojnë edhe një mesfushor.

Tekniku spanjoll pëlqen Eduardo Camavingën e Real Madrid dhe meqënëse francezi nuk është një titullar i Carlo Ancelottit, atëherë “The Gunners” kërkojnë të përfitojnë. Mundësia më e mirë për Arsenal është ta transferojnë nëpërmjet formulës së huazimit dhe më pas të negociojnë më gjatë me madrilenët në merkaton e verës.

Bisedimet janë ende në fazë fillestare, por Arteta po këmbëngul shumë për francezin 20-vjeçar, i bindur se mund t’i shtojë shumë kualitet mesfushës së londinezëve. Ndërkohë, nga ana tjetër, synimi i verës për Arsenal nuk ndryshon pavarësisht ardhjes së mundshme të Camavingës teksa mbetet Declan Rice të West Ham.

Llapi – Ballkani, formacionet zyrtare të Superkupës së Kosovës

Ferizaj prezanton tre palë fanellat e reja