Arsenali sfidon Realin për yllin e Valencias

Arsenali synon t’i prishë punë Real Madridit duke e transferuar mbrojtësin e Valencias, Jose Luis Gaya, gjatë afatit kalimtar të verës.

Real Madrid tashmë një kohë të gjatë ka shprehur interesim për futbollistin e Valencias, Jose Luis Gaya.

Mirëpo, sipas të përditshmes britanike “Daily Telegraph”, Gaya mund t’i bashkohet Arsenalit.

Gjiganti londinez është i interesuar për transferimin e mbrojtësit – i cili mund të luajë edhe si mesfushor – duke e mposhtur në garë Realin.

Gaya ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Valencian duke lënë dyshime rreth largimit të tij në fund të këtij sezoni.