Arsenali po e blindon Granit Xhakën, kontratë të re me rritje page

Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë sezon, ndoshta më e mira në karrierën e tij.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova është një lider te Arsenali dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij.

30-vjeçari në 12 ndeshje këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Duke marrë parasysh formën fantastike të tij, Arsenali po mendon ta blindojë me kontratë të re kapitenin e Përfaqësueses së Zvicrës.

Kontrata aktuale e Xhakës me Topçinjtë skadon në verën e vitit 2024, por londinezët duan ta mbajnë atë në radhët e veta së paku deri në vitin 2026.

Xhaka aktualisht është është futbollisti i pestë më i paguar në klub pas Gabriel Jesus, Thomas Partey, Oleksandr Zinchenkos e Ben White.

Prishtinasi fiton pagë prej katër milionë eurove neto në sezon, derisa me kontratën e re paga e tij mund të shkojë në 5,5 milionë euro në stinor.

Trajneri i Slaven Belupos me fjalë të mëdha për Arbër Hoxhën pas dy golave të shënuara nga ylli kosovar

Drita me disa ndryshime ndaj Dukagjinit, publikohen formacionet zyrtare