Arsenali po bisedon me…

Drejtuesit e Arsenalit janë hedhur në sulm për ta blinduar Theo Walcottin, i cili ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2016. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i skuadrës, Arsen Wenger, i cili e pranon se nuk është lehtë ta bind sulmuesin e Anglisë.

“Ne kemi filluar bisedimet dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”, ka deklaruar menaxheri francez në konferencën për media para ndeshjes ndaj West Ham Unitedit.

“Walcottin ishte e vështirë për ta bindur herën efundit dhe kjo është arsyeja pse na u desh shumë kohë për të nënshkruar. Ne kemi filluar shumë herët me të, por ky ishte progres i ngadalshëm. Ai është shumë i shpejtë në fushë, por jashtë fushë jo gjithmonë”, ka deklaruar Wenger.