Arsenali, ofertë Henryt për trajner

Arsenali mendon për legjendën. Londinezët po kërkojnë që ta kthejnë Thierry Henryn në klub, të cilin e shohin si ideal për ta bërë rolin e trajnerit në akademinë e klubit.

Lajmin e jep “The Mirror”, që shkruan se Henry nuk e ka dhënë ende përgjigjen përfundimtare. Ish-futbollisti francez nuk ka qenë kurrë trajner dhe kjo do të ishte hera e parë për të. Ai tani është analist i Sky Sports. /GazetaOlle