Arsenali ndalet nga Brightoni, kthehet në shtëpi me një pikë

Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas nuk ka arritur të marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi ka barazuar në ndeshjen ndaj Brighton.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi vendasve, të cilët luajtën më mirë dhe krijuan më shumë se Arsenali.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të krijuara, portat mbeten të paprekura në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit përsëri patën diçka më shumë nga ndeshja, por mysafirët u mbajtën mirë.

Kështu, edhe përkundër rasteve në të dy anët, portat mbeten të paprekura dhe ndeshja u mbyll pa gola (0-0).

Pas këtij barazimi, Arsenali e sheh veten në pozitën e nëntë me 10 pikë, ndërsa Brighton zë vendin e pestë me 14 pikë.

Në takimin e radhës, Topçinjtë do të luajnë në shtëpi ndaj Crystal Palace, teksa Brighton do të udhëtojë te Norwich City.

Zyrtare: Ahmeti dhe Berisha përforcojnë FC Prishtina 01

Interi nuk ndalet, merr një tjetër fitore me përmbysje