Arsenali mposhtet nga Chelsea, por Xhaka shënon gol të bukur me kokë (VIDEO)

Ka përfunduar miqësorja mes Arsenalit dhe Chelseat me rezultat 1-2, në “Emirates”.

Chelsea shkoi në pushim pas pjesës së parë me epërsi minimale 0-1, shkruan Gazeta Olle.

Ishte Kai Havertz ai që realizoi golin e parë në ndeshje, në minutën e 27-të.

Barazimi erdhi në minutën e 69-të nga Granit Xhaka, pasi shënoi gol të bukur me kokë.

Megjithatë, të kaltrit reagun shpejtë, pasi Tammy Abraham realizoi edhe një gol tjetër për Chelsean pas vetë tre minutash, duke e rikthyer epërsinë.

Me golin e tij u mbyll takimi 1-2 në mes të rivalëve londinez. /Gazeta Olle/ 

KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me KO te Portugalisë

Zhegrova i jashtëzakonshëm, shënon gol duke kaluar gjithë mbrojtjen mysafire dhe asiston në dy të tjerë (Video)