Arsenali ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj Watfordit në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, The Gunners tundën rrjetën kundërshtare me anë të Bukayo Sakas, por që VAR-i e anuloi atë për pozitë jashtë loje.
Arsenali më pas lëshoi një mundësi të artë të kalonte në epërsi, pasi Pierre-Emerick Aubameyang dështoi të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 36-të.
Auba is denied from the spot…#ARSWAT 🔴 0-0 🐝 (35)
— Arsenal (@Arsenal) November 7, 2021
Në 45 minutat e dytë, vendasit ishin sërish më kërkues dhe ia dolën të shënonin golin e fitores.
Ishte Emile Smith Rowe që realizoi një gol të bukur në minutën e 56-të, duke i siguruar Arsenalit tre pikë.
Emile Smith Rowe scores a vital goal for Arsenal! How did he not get called up by Gareth Southgate?
Arsenal 1-0 Watford #ARSWAThttps://t.co/nbKrUHw4r4
— ArsenalVideo (@arsenal_video) November 7, 2021
Deri në fund, Watfordi mbeti me dhjetë lojtarë fushë, pasi Juraj Kucka u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89-të.
Pas javës së 11-të, Arsenali gjendet në vendin e pestë me 20 pikë, gjashtë më pak se lideri Chelsea.