Arsenali merr një pikë ndaj Crystal Palaces

Arsenali ka barazuar 2-2 në shtëpi përball Crystal Palaces në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

Pas vetëm tetë minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me anë të Pierr-Emerick Aubameyang.

https://twitter.com/rolexfamous1/status/1450179092565868545

Me këtë gol edhe u mbyll pjesa e parë, derisa në të dytën gjërat ndryshuan për të keq për Arsenalin.

Ishte minuta e 50-të kur Jorda Aeyw asistoi për Cristian Benteken që i barazoi shifrat në 1-1.

“The Eagles” nuk u dorëzuan edhe pas golit të barazimit, duke ia dalë që të përmbysnin rezultatin.

Në minutën e 73-të, Odsonne Edouard ndezi tifozët mysafirë, duke realizuar golin e epërsisë, me një asistim të Michael Olise.

Arsenali tentoi deri në fund që t’i barazonte shifrat, dhe atë e arriti në sekondat e fundit të takimit me anë të Alexandre Lacaezettes (90+5).

https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1450204910721638404

Pasj javës së tetë, Arsenali është në vendin e 11-të me 11 pikë, gjersa në xhiron e nëntë takohet me Aston Villën.

Klopp: Nuk e di saktësisht se çfarë duhet të bësh për ta fituar ‘Topin e Artë’

Liridon Latifi shkëlqen ndaj Dinamos: Vllaznia është për titull këtë vit