Arsenali me nisje perfekte në Premier League, fiton në udhëtim te Crystal Palace

Arsenali ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League, pasi ka mposhtur 2-0 në udhëtim Crystal Palace në ndeshjen hapëse të kampionatit anglez.

“Topçinjtë” dominojnë pjesën e parë dhe kalojnë në avantazh falë një goli të shënuar nga Gabriel Martinelli.

Vendasit reagojnë në pjesën e dytë dhe i afrohen në disa raste golit të barazimit.

Një autogol i Guehi pesë minuta nga fundi I takimit, qetëson Arsenalin dhe vulos përfundimisht fatin e kësaj sfide derbi.

Bayerni e nis për mrekulli sezonin e ri, mposht me rezultat të thellë Frankfurtin

Kombëtarja U-18 përgatitet për miqësoren e 11 gushtit në Itali, ja lista e lojtarëve të ftuar