Arsenali këmbëngulë për Gerard Morenon

Sulmuesi i Villarrealit, Gerard Moreno, mund të jetë përforcimi i parë i Arsenalit për afatin kalimtar të qershorit.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, Wenger e kërkon Morenon me çdo kusht në “Emirates”, derisa ai ka kontratë me Villarrealin deri në qershor të vitit 2016.

Klubi spanjoll së shpejti do t’i ofrojë atij rinovimin, por mbetet të shihet nëse Gerard Moreno do ta pranojë atë. /Gazeta Olle