Arsenali i ofron rezervistin e tyre Liverpool-it

Mbrojtësi i Arsenalit, Sokratis është ofruar të rivali i Premierligës, Liverpool.

Eksperti i merkatos Fabrizio Romano zbulon se “Reds” kanë shansin ta transferojnë Sokratisin duke marrë parasysh problemet e tyre në mbrojtje.

32-vjeçari nuk është në planet e Mikel Artetas dhe është jashtë skuadrës së Premierligës dhe Ligës së Evropës.

“Topçinjtë” synojnë largime të shumta këtë muaj, andaj e kanë ofruar mbrojtësin të rivali në Premierligë.

Mirëpo, pavarësisht që Sokratis ka luajtur nën urdhrat e Jurgen Kloppit, bordi i Liverpoolit nuk është duke e konsideruar si shënjestër serioze.