Arsenali i madh ‘shkatërron’ Liverpoolin

Arsenali e ka fituar kryendeshjen e fundjavës në Premierligë, duke e mposhtur bindshëm Liverpoolin me rezultat të pastër, 3:1. Londinezët i shënuan tre gola në tetë minutat e fundit të pjesës së parë, përmes Hector Bellerin (37′), Mesut Oezil (40′) dhe Alexis Sanchez (45′).

Golin e vetëm në pjesën e dytë për “The Reds” e realizoi Jordan Henderson në të 76-tën ndërsa Olivier Giroud realizoi për 4:1 në kohën shtesë.

Me këtë fitore, Arsenali mbetet brenda objektivave ndërsa Liverpooli do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në Champions League.