Arsenali fiton me përmbysje ndaj West Hamit

Arsenali ka fituar 3-1 ndaj West Hamit në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

The Gunners tundën rrjetën e mysafirëve pas vetëm pesë minutash me anë të Buakyo Sakas, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Më pas, The Hammers fituan një penallti në minutën e 28-të, të cilën në gol e konvertoi Mohamed Said Benrahma.

Skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve me këtë rezultatr (0-1), derisa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe dy tre të tjerë.

Fillimisht, Martin Odegaard asistoi te Bukayo Saka, që realizoi për 1-1, duke i dhënë edhe më shumë motiv skuadrës së tij.

Pesë minuta më vonë, Granit Xhaka e gjeti për mrekulli Gabriel Martinellin, që i përmbysi shifrat në 2-1.

Për ta vulosur fitoren e Arsenalit u përkujdes Eddie Nketiah në minutën e 69-të, me Odegaardin që realizoi asistimin e tij të dytë në ndeshje.

Pas javës së 17-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 40 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të ketë punë me Brightonin.

Peja fiton me përmbysje ndaj Ponte Prizrenit

Liverpooli bën goditjen e madhe, nënshkruan me Cody Gakpon