Arsenali eliminon ‘Djajtë e Kuq’ (VIDEO)

Arsenali ka arritur të eliminojë Manchester United nga FA Cup duke e mposhtur në Old Traford, me rezultat 1:2.

Ndeshjet në FA Cup luhen me një ndeshje, dhe përsëriten vetëm në rast barazimi në lojën e parë.

Nacho Monreal në minutën e 26’, shënoi për epërsinë e parë të Arsenalit, epërsi e cila nuk zgjati shumë.

Wayne Rooney në minutën e 29’, barazoi në 1:1, duke shënuar një gol të bukur me kokë.

E për eliminimin e Unitedit, u përkujdes ish lojtari i tyre, Danny Welbeck, që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase në minutën e 62’, për të shënuar golin e dytë dhe të fitores së Arsenalit./Indeksonline/