Arsenali ka “shkatërruar” Chelsean dhe ka vazhduar garën shumë të fortë për titull të kampionit në Premier League.
Të martën mbrëma “topçinjtë” fituan 5:0 ndaj Chelseat. Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të kampionatit anglez.
Në kuadër të kësaj xhiroje, Liverpooli të mërkurën prej orës 21:00 luan me Evertonin. Ndërkohë Manchester City të enjten prej orës 21:00 është mysafir i Brightonit.
Leandro Trossard kaloi në epërsi 1:0 Arsenalin që në minutën e katërt. Ndërkohë pjesa e dytë ishte katastrofale për Chelsean, që po e përmbyllë një edicion për të harruar.
Ben White shënoi në minutën e 52-të dhe të 70-të, ndërsa Kai Havertz realizoi ndaj ish-skuadrës në minutën e 57-të dhe 65-të.
Arsenali tani është lider me 77 pikë nga 34 ndeshje. Liverpooli i ka 74 pikë nga 33 ndeshje, ndërsa Manchester City ka 73 pikë, por nga vetëm 32 ndeshje.