Arsenali, 15 milionë euro për Ghoulam

Mediat italiane janë të sigurta: Faouzi Ghoulam do të transferohet nga Napoli në Premierligë këtë afat kalimtar.

Sipas “Eurosport”, Arsenali është gati që të ofrojë 15 milionë euro për mbrojtësin e majtë dhe marrëveshja duket afër.

Por, klubi londinez duhet të frikësohet nga rivalët e Chelseat dhe ata të Manchester Unitedit, pasi që edhe ato janë shumë të interesuara për Ghoulam. /Olle