Arsenal rikthehet në lojë, vjen goli i barazimit

Arsenal ka barazuar rezultatin në takimin ndaj Brightonit.

Në  “Emirates”, Lacazette ka shënuar në minutën e 50-të, përcjellë Gazeta Olle.

Golin e parë në takim e kishte shënuar, Webster në minutën e 36-të.

Nga minuta e parë te Arsenali po luan edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Kurse, Shkodran Mustafi nuk gjendet as në bankën e rezervistëve.