Arsenal-Monaco, sonte beteja e parë anglezo-franceze

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit të rrethit të parë të 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve, ku në Angli dhe Gjermani, katër skuadra luftojnë për një rezultat të mirë në ndeshjen e parë, transmeton Tribuna. 

Arsenali e pret Monacon në një ndeshje ku djemtë e Arsene Wenger duhet të fitojnë medoemos para sfidës delikate të kthimit, duke marrë parasysh që forca kryesore e francezëve është pikërisht terreni i tyre në “Stade Luis 2”.

Londinezët do të luajnë pa Aaron Ramseyn, Mikel Artetën, Abou Diabyn dhe Matheiu Debuchyn ndërsa Claudio Ranieri i mysafirëve duhet t’i bëjë llogaritë par Jeremy Toulalan, Ricardo Carvalhon dhe Andrea Raggin.