Arsenal konfirmon lëndimin në ligamentet e gjurit të Xhakës, tre muaj jashtë fushës

Arsenal ka konfirmuar se mesfushori Granit Xhaka ka pësuar lëndim në gju.

Shqiptari pësoi lëndim vikendin e kaluar në fitoren ndaj Tottenham.

Arsenal përmes një komunikate konfirmoi lëndimin në ligamentet e gjurit, ku do jetë jashtë fushë për tre muaj,

“Lëndim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes ndaj Tottenham, skanimet kanë konfirmuar se Granit Xhaka ka lënduar ligamentet”.

 

“Një konsultim me specialist ndodhi në Londër, ku u mësua se Graniti nuk ka nevojë për operim”.

“Shërimi i Granitit do nis menjëherë dhe synon të rikthehet në aksion për afro tre muaj”, shkruhet në komunikatë.

Kjo do jetë mungesë e madhe për Arsenalin, ngase siç dihet ka pasur rol kyç në formacionin e Mikel Artetas.

A do luajë Mërgim Berisha te Kosova në ndeshjet e tetorit? Flasin nga FFK

Nuhiu me deklaratë të fuqishme: Në humbje gjithmonë i marrë përgjegjësitë, në fitore meritat i takojnë lojtarëve