Arsenal ‘çmendet’ për Pogban

Arsenal raportohet se planifikon të bëjë një ofertë rekorde për mesfushën e Juventusit, Paul Pogba.

Sipas mediave angleze, topçinjtë planifikojnë ofertë për francezin që kap vlerën e plot 110 milionë eurove.

Ata e kanë kthyer vëmendjen kah Pogba pasi duket se do ta humbin garën për nënshkrimin me Morgan Schneiderlin, me këtë të fundit që pritet të kalojë në Camp Nou për 35 milionë euro.

Për Pogban të interesuar janë edhe Chelsea dhe Manchester United, por shuma e sipërpërmendur do të eliminonte me lehtësi dy rivalët e Ligës Premier.