Arritje e madhe e Bernard Berishës tek skuadra e tij Akhmat Grozny

Bernard Berisha ka kompletuar këtë mesjavë paraqitjen e 100-të për skuadrën ruse Akhmat Grozny.

Reprezentuesi i Kosovës u nderua para ndeshjes së çerekfinales së Kupës së Rusisë ndaj FC Ufa. Atij i’u dhurua fanella me numrin “100”, e cila simbolizon paraqitjet e 29 vjeçarit me Groznyn.

Ish-futbollisti i Besës së Pejës është ndjerë tejet i nderuar me vlerësimin e drejtuesve të klubit, ndërkohë pas ndeshjes ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare.

“100 ndeshje zyrtare me një klub të madh si Akhmat!!!

Familja, suporti im më i madh!!!”

Nga 100 paraqitje me Akhmat Groznyn ai ka realizuar edhe 20 gola dhe ka bërë 14 asistime.

Berisha u transferua te Grozny nga skuadra tjetër ruse Anzhi në janarin e vitit 2017.

Ai më parë ishte pjesë e dy skuadrave shqiptare Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, ndërkohë karrierën e kishte nisur te klubi i Besës së Pejës.

/Gazeta Olle/