Arritje e jashtëzakonshme, xhudistët e rinj nga Kosova fitojnë tetë medalje në Slloveni

Plot tetë medalje janë fituar nga xhudistët e rinj kosovarë në Maribor.

Fëmijët nga Kosova sigurojnë tetë medalje, çka dëshmon se edhe e ardhmja është e sigurt në këtë sport, shkruam Gazeta Olle.

Lajmin për këtë sukses e ka dhënë vet trajneri, Driton Kuka në një postim në Facebook.

Postimi i plotë: 

Ditë e bukur për të ardhmen e xhudos së klubit tonë në Maribor të Slovenisë! Plot 8 medalje u fituan nga fëmijët tanë  sot në Maribor.

E ardhme e ndritur për xhudon

E në anën tjetër Federata Boterore e xhudos prej ores 19:00 sonte do të shpall më të mirët e rruzullit tokësor e ku te nominuar jemi unë për trenerin me të mirë te Botës dhe Distria për xhudisten më të mirë të Botës për vitin 2021!

Zgjedhjen e më të mirëve mund ta percjellni live në Facebook dhe Youtube te faqes zyrtare te Federates Botërore: www.ijf.org

/Gazeta Olle/

 

Formacionet zyrtare: Barcelona – Elche

45 aplikantë i nënshtrohen testit për gjyqtarë në regjionin e Prishtinës