‘Arritja në finale, ndjenjë e papërshkrueshme’

Sigal Prishtina ka arritur që të kualifikohet në finalen e madhe të Ligës Ballkanike, pasi në gjysmëfinale mposhti skuadrën maqedonase Kozhuv.

Një ndër lojtarët më të dalluar te prishtinasit këtë edicion padyshim është edhe Julian Mavunga, i cili me paraqitjet e tij ka arritur të rrëmbej edhe zemrën e tifozëve ‘Plisat’.

Në një prononcim për GazetaOlle.com Mavunga, është shprehur i lumtur me arritjen në finale duke shpresuar se do ta fitojnë atë.

“Të jesh në finale të Ligës Ballkanike, është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë. Ne kemi mundësi për ta fituar këtë trofe. Duhet të luajmë  fort si ekip që të arrijmë këtë synim”, u shpreh Mavunga.