Rritet vlera e futbollistit të talentuar të Kosovës në fundvit

Mesfushori i Lokomotiva Zagrebit, Lirim Kastrati po kalon në një formë të mirë këtë edicion.

Tashmë, ylli Kosovës ka pësuar një rritje të vlerës nga ueb-faqja ‘Transfermarkt’, shkruan Gazeta Olle.

Futbollistit nga Hogoshti, i është rritur vlera për 300 mijë euro.

Tashmë, Kastrati vlen 1.8 milionë euro.

19 vjeçari, këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime në Superligën e Kroacisë.

Ndryshe, gjatë verës së fundit, është raportuar për një transferim të mundshëm të Kastratit drejt Francës./Gazeta Olle