Deri te kjo fitore skuadra nga Klina erdhi me përmbysje të rezultatit, shkruan Gazeta Olle.
Skuadra vendase që nga minuta e 60-të luajti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të Elton Basriut, megjithatë arritën të shënojnë fitore të rëndësishme.
Se sa peshë të madhe kishte ky trumf për klinasit, tregon edhe festa e madhe e skuadrës në dhomat e zhveshjes.
Me këtë fitore Dukagjini ngjitet në pozitën e tetë, me gjashtë pikë, derisa Drita pas humbjes së dytë radhazi bie në pozitën e pestë, me 11 pikë.
/Gazeta Olle/