Arrihet marrëveshja, pas futbollisti nga Kosova, edhe ky lojtar i bashkohet Skënderbeut (FOTO)

Goran Vujoviç quhet sulmuesi që i bashkohet sot Skënderbeut në stërvitje, pasi mes tij dhe klubit është arritur marrëveshja.

30-vjeçari ka luajtur sezonin e fundit me Buduçnostin në Mal të Zi, teksa ka shënuar 12 gola në kampionat.

Një sezon më parë ai ka provuar të luajë në Rusi me Arsenal Tula, në ligën e dytë. Ai ka veshur fanellën e disa klubeve malazeze, ndërkohë që për disa vite ka luajtur në Hungari, ku ka qenë pjesë e Videoton.

Skënderbeu deri më tash është përforcuar me futbollistin nga Kosova, Donjet Shkodra.

vujovic-soccerway skenderbeu Skenderbeu