Arrihet marrëveshja mes palëve, sulmuesi i ri nesër i bashkohet Gjilanit në Ohër

SC Gjilani ka bërë transferimin e parë ditën e sotme dhe ai është mbrojtësi Besart Krivanjeva.

Por ka qenë një ditë shumë aktive për drejtuesit e klubit gjilanas, pasi sapo kanë mbyllur marrëveshjen me sulmuesin Baton Zabërgja.

Gazeta Olle mëson se marrëveshja mes Gjilanit dhe Zabërgjës është arritur orë më parë dhe sulmuesi ka pranuar ofertë e klubit që udhëhiqet nga Zekirija Ramadani.

Gjatë ditës së nesërme (e mërkure), Zabërgja do të udhëtojë drejt Ohërit ku SC Gjilani po qëndron për fazën përgatitore dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ramadani.

Reprezentuesi i Kosovës U21 ka pasur një vit fantastik me Drenicën dhe shumë skuadra ishin vënë pas tij.

Gjilani ka fituar garën për Zabërgjën me skuadrat si Llapi, Prishtina, Ballkani e Malisheva që gjithashtu e kërkonin talentin vushtrrias. /Gazeta Olle/

Portieri i mirënjohur, Petrit Tahiri objektiv i shumë skuadrave kosovare

Kosova nis përgatitjet për dy miqësoret kundër Maqedonisë së Veriut